Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku përballet me mundësinë e trazirave politike nëse nuk arrin të zgjidhë mosmarrëveshjet rreth projekt kushtetutës deri të hënën e ardhshme. Parlamentarët irakianë e shtynë dhe për një javë afatin, për shkak të mosmarrëveshjeve që lidhen me shkallën e federalizimit të vendit, administrimin e të ardhurave nga burimet e naftës dhe rolin e islamit në Irakun e pas Sadamit.
Nëse shkelet afati i 22 gushtit atëherë sipas disa ligjvënësve parlamenti duhet të shpërbëhet. Por Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka shprehur besimin se projektkushtetuta do hartohet brenda afateve të parapara.
"Ne jemi dëshmitarë të funksionimit të demokracisë në Irak. Kushtetuta e re do jetë dokumenti më i rëndësishëm në Irakun e ri. Ne kemi besim se irakianët do të përfundojnë këtë proçes dhe do të ecin drejt rrugës së zgjedhjeve për një qeveri të përhershme në fund të këtij viti", deklaroi Rice.
XS
SM
MD
LG