Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ka përfunduar largimi i kolonëve nga vendbanimi hebrej Dugit, duke e bërë atë vendbanimin e parë, në mesin e 21 vendbanimeve në Rripin e Gazës, që shpërngulet plotësisht.
Ushtria njofton se mbi një e treta e numrit të përgjithshëm të kolonëve është larguar. Nga mesnata e sotme do jetë ushtria që do ndërhyjë për largimin me forcë të atyre që kundërshtojnë zbatimin e planit të Qeverisë.
Një numër kolonësh kanë premtuar se do bëjnë rezistencë paqësore, pasi sipas tyre po largohen nga tokat që Zoti iua ka dhënë hebrejve.
Tërheqja ka filluar të hënën si pjesë e planit të paqes për Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG