Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian Ibrahim al Jaffari ka premtuar se projektkushtetuta irakiane do të përfundojë deri të hënën e ardhshme. Parlamenti e ka shtyrë dhe me një javë afatin për përfundimin e kushtetutës pas mosmarrëveshjeve për federalizimin, ndarjen e të ardhurave nga burimet e naftës dhe rolin e islamit në Irakun e pas Sadamit.
Disa nga ligjëvënsit kanë ngritur shqetësimin se mosrespektimi i afatit për kushtetutën do të çojë në shpërbërjen e parlamentit.
Ndërkaq lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend forcat amerikane po hetojnë rastin e plagosjes së 25 punëtorëve, të cilët duket se e kanë pësuar nga zjarri i një helikopteri. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë helikopter të ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG