Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka deklaruar se sa i përket decentralizimit vizioni i Qeverisë është, se ajo që po bëhet tash është vetëm një provë dhe se reforma e pushtetit lokal do të ndodh pas statusit final të Kosovës. Ai ka theksuar se kjo do të bëhet pas një analize të situatës se si duhet vepruar, krijimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore dhe pas sigurimit të buxhetit. Kosumi ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë një pjesë të mjeteve, ndërsa sipas tij ka premtime për mbështetje materiale edhe nga disa vende tjera për zbatimin e projektit piloteve. Kosumi i bëri këto komente gjatë një vizite në Prizren dhe Mamushë.
XS
SM
MD
LG