Ndërlidhjet

BAGDAD


Tri makina bombë vranë 43 persona në një sulm në Bagdad, që duket të ketë qenë i koordinuar. Një zyrtar në Ministrinë e Brendshme tha se 76 persona tjerë janë plagosur, në sulmin më vdekjeprurës të javëve të fundit.
Ndërkaq, afër qytetit të Kirkukut, kryengritësit vranë 6 ushtarë irakianë.
Në zhvillime tjera presidenca e Irakut ka nënshkruar dënimin me vdekje për tre të dënuar, duke bërë që të ekzekutohet një vendim i tillë për herë të parë që nga rënia e Sadamit. Presidenti Jalal Talabani, që kundërshton dënimin kapital, nuk ka pranuar ta nëshkruajë vendimin, por i ka dhënë autoritetin që këtë ta bëjë nënpresidenti. Të dënuarit do të varen.
XS
SM
MD
LG