Ndërlidhjet

MADRID


Policia në Serbi ka arrestuar një të dyshuar kryesor për sulmet terroriste të vitit të kaluar në Madrid, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Spanjës.
I dyshuari është identifikuar si Abdelmajid Bouchar, marokien 22 vjecar, i cili kishte ikur nga Madridi pak kohë pasi liderët e grupit u vetvranë me një shpërthim në një shtëpi për të evituar arrestimin, tri javë pas masakrës, që la të vdekur 191 persona.
Bouchar pëballet me fletarrest ndërkombëtar. Ai ka jetuar në Beograd me emrin Midhat Salah dhe kishte pasaportë false irakiane, thuhet në deklaratën e ministrisë. Bouchar është arrestuar për shkak të qëndrimit ilegal në Serbi dhe pas marrjes së gjurmëve të gishtërinjve është zbuluar.
XS
SM
MD
LG