Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një kolon hebre ka vrarë tre palestinezë në Bregun Perëndimor derisa trupat izraelite po i largonin me forcë kolonët nga Rripi i Gazës.
Lideri palestinez Mahmud Abbas e quajti vrasjen si një përpjekje për sabotimin e tërheqjes së Izraelit nga Gaza. Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se vrasja ishte një akt i terrorit hebre, që kishte për qëllim ndërprerjen e tërheqjes.
Ministri i jashtëm izraleit Silvan Shalom po ashtu denoncoi vrasjen:
"Ne e dënojmë atë dhe na vjen keq për humbjen e jetërave", tha Shalom.
Sean McCormack i Departamentit amerikan të shtetit tha se Uashingtoni është i shqetësuar thellë për dhunën e kolonëve kundër palestinezëve.
Ndërkohë, militantët palestinezë kanë hedhur një mortajë në një postbllok të ushtrisë izraelite në Gazën jugore. Zyrtarët e Izraelit thanë se 5 nga 21 kolonitë e Rripit të Gazës janë evakuuar.
XS
SM
MD
LG