Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat e Izraelit kanë hyrë në dy sinagoga në Rripin e Gazës, ku qindra kolonë ishin ngujuar për të protestuar ndaj planit për tërheqje të kryeministrit Ariel Sharon.
Trupat në koloninë më të madh të Gazës Neve Dekalim, janë kacafytur me protestuesit dhe kanë filluar largimin me forcë të rreth 1500 kolonëve dhe përkrahësve të tyre.
Në koloninë Kfar Darom, policë të pajisur me helmeta kanë hyrë në sinagogë nga kulmi, duke u përleshur me dhjetëra protestues që gjuanin rërë dhe mundoheshin t'i qëllonin policët me shkopinj.
XS
SM
MD
LG