Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar ftesën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për paraqitjen e një afati kohor për tërheqjen e trupave nga Iraku.
Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, ka përsëritur qëndrimin e presidentit Bush se paraqitja e afatit për tërheqje do të motivonte terroristët.
"Mendoj se presidenti Bush i ka bërë shumë të qarta pikëpamjet tona sa i përket ndihmës në siguri për irakianët. Kur irakianët të rrisin aftësitë e tyre, ne dhe forcat shumëkombëshe do të jemi të gatshëm që të tërhiqemi", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG