Ndërlidhjet

TEHERAN


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatullah Ali Khomeini, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të pezullojë aktivitetet bërthamore por ka shtuar se Teherani nuk është i interesuar në prodhimin e armëve bërthamore.
Khomeni ka shtuar se akuzat për Iranin që synon të zotërojë armë bërthamore janë "gënjeshtra për qëllime propagandistike" në mënyrë që të arrihet një konsensus global kundër Iranit. Sipas Khomeinit programet bërthamore i nevojiten Iranit për të prodhuar energji në mënyrë që të mos varet vetëm nga rezervat e naftës dhe gazit, por të ketë dhe burime alternative.
Irani akuzohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian se në kundërshtim me konventat ndërkombëtare synon prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG