Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ambasadori Kai Eide në përfundim të një raundi bisedimesh me drejtues të institucioneve të Kosovës dhe drejtues të partive politike, ka takuar sot ministrin për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës, zotin Slavisha Petkoviq. Me këtë rast, zoti Eide ka kërkuar nga të gjithë që të jenë konstruktivë lidhur me kthimin dhe të mos e pengojnë procesin, duke përdorur gjuhë nxitëse.
"Duhet ndërtuar një dialog dinjitoz dhe mendjekthjellët që mund të ndërtojë mirëbesimin dhe jo të përdoret gjuha nxitëse që mund të bëjë pikërisht të kundërtën", tha Kai Eide, për të precizuar se e kishte ngritur këtë çështje me Beogradin në disa raste dhe këto ishin porositë që ua kishte dërguar edhe zyrtarëve në Beograd.
Edhe shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen ka takuar sot ndaras, krerët e institucioneve të Kosovës presidentin Rugova dhe kryeministrin Kosumi, si dhe kryetarin e partisë më të madhe opozitare Hashim Thaçin. Zoti Petersen ka kërkuar nga ata që të fillojnë sa më parë përgatitjet për diskutimet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës, që mund të fillojnë gjatë vjeshtës në rast të një raporti pozitiv për gjendjen në Kosovës të ambasadorit Kai Eide.
XS
SM
MD
LG