Ndërlidhjet

AMAN


Nga territori jordanez janë hedhur tre raketa, dy nga të cilat kanë rënë pranë aeroportit në qytetin bregdetar të Eliatit në Izrael, derisa tjetra afër limanit të Aqabas në Jordani, ku ishin ankoruar dy anije të marinës amerikane. Qyetet Aqaba dhe Eliat janë të pozicionuara përballë njëra- tjetrës në gjirin e Detit të Kuq dhe ndahen me vetëm 15 kilometra.
Për radion "Evropa e Lirë", komandanti i trupave detare amerikane në rajon Jeff Breslau, ka deklaruar se nuk ka viktima apo të lënduar nga pala amerikane. Autoritetet e Amanit njoftuan për një ushtar jordanez të vrarë si pasojë e sulmit.
Përmes një deklarate në internet një grup i lidhur me Al Kaidën ka marrë përsipër përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG