Ndërlidhjet

logo-print

TED CARPENTER: PRES NJË RAPORT POZITIV TË MODERUAR


"Qëllimi i tërësishëm i raportit është për ta çuar Kosovën drejt një statusi me autonomi të lartë të fuqishme, nominalisht brenda një sovraniteti të Serbisë, ose të një statusi me pavarësi të plotë të njohur ndërkombëtarisht. Prandaj, së paku një raport pozitiv i moderuar bëhet i domosdoshëm", thotë, pos tjerash, analisti Ted Carpenter, nga instituti CATO në Uashington, duke folur për raportin për Kosovën, që pritet të përpilohet nga diplomati Kai Aide.

RADIO EVROPA E LIRË
Aktualisht po presim për raportin e zotit Aide për situatën e përgjithshme në Kosovë. Sipas jush, çfarë lloj raporti do të shohim?

TED CARPENTER
Mendoj se nëse raporti është i pa anshëm, ai do të pranoj se Kosova, nuk është një arenë e mundshme për paraqitejn e një sistemi të vërtetë demokratik, që i respekton të drejtat e të gjithë individëve, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike. Në fakt ajo që kemi parë në Kosovë, prej se Natoja e mori kontrollin, ishte një përpjekje sistematike për pastrim etnik dhe diskriminim i të drejtave të banorëve joshqiptarë të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e komentoni situatën që politikanët shqiptarë thonë se ato po presin një raport pozitiv nga zoti Aide?

TED CARPENTER
Jam i sigurtë se ata po shpresojnë për raport pozitiv dhe me gjasë do të ketë një presion të madh nga vendet e Bashkimit Evropian dhe, me gjasë në mënyrë të tërthortë, nga Shtetet e Bashkuara për, së paku, një raport pozitiv të noderuar. Sigurisht që ka mënyra për përpiliminn e raportit që minimizon aspektet negative dhe thekson ato pozitive. Qëllimi i tërësishëm i raportit është për ta çuar Kosovën drejt një statusi me autonomi të lartë të fuqishme, nominalisht brenda një sovraniteti të Serbisë, ose të një statusi me pavarësi të plotë të njohur ndërkombëtarisht. Prandaj, së paku një raport pozitiv i moderuar bëhet i domosdoshëm.

RADIO EVROPA E LIRË
Politikanët shqiptarë të Kosovës thonë se për pavarësi nuk mund të ketë negociata, por mund të bëhen negociata për të gjitha çështjet e tjera madhore për të drejtat e minoriteteve, në linjë me standardet e larta perëndimore. Si e komentoni ju këtë pozicion?

TED CARPENTER
Kjo nuk është e papritur. Do të supozoja se udhëheqja shqiptare do të bëjë presion për pavarësi të plotë, por nuk jam i sigurtë se vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vendosura për këtë çështje. Ndjej se ato do të prefereojnë një status pak më pak se pavarësia e plotë e njohur ndërkombëtarisht, pra status me një autonomi të lartë të fuqishme që do të nënkuptonte pavarësi në çdo gjë përveq se në emër. A do të jetë kjo e pranushme apo jo nga udhëheqja shqiptare në Kosovë, së paku për një afat të shkurtër, mbetet të shihet. Sigurisht se, për ata, nuk do të jetë e pranueshme për një kohë të gjatë.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra, sipas jush, a do ta shohim fillimin e procesit për statusin final këtë vit?

TED CARPENTER
Mendoj se do ta shohim fillimin e procesit këtë vit. Por, sa do të zgjasë ky proces, në këtë moment, është e paqatë. Kjo do të mund të zgjasë disa vite para se vërtetë të përcaktohet statusi final.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të jeni pak më konkret në këtë çështje. Sa do të zgasë kjo?

TED CARPENTER
Në këtë pikë nuk është e sigurtë. Ky do të jetë një proces që mund të zgjasë prej 1 deri në 5 vite. Kjo varet shumë, jo vetëm nga kushtet në Kosovë, por edhe nga gatishmëria e qeverive kryesore evropiane dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Por, është shumë për të dyshuar se a e kanë krijuar këto qeveri deri tash një qëndrim të prerë lidhur me këtë çështje.
Intervistoi Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG