Ndërlidhjet

AMAN


Autoritetet jordaneze thanë se kanë zbuluar vendin dhe raketahedhësin nga i cili është hapur zjarr mbi një depo në limanin e Aqabas. Sulmet e djeshme synonin t'i godisinin dy anije të Flotës amerikane të ankoruara në liman, ndërkohë që është vrarë një ushtar jordanez dhe është plagosur një tjetër. Autoritetet amerikane thanë se asnjë marinar amerikan nuk është i lënduar. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup i lidhur me Al Qaidën.
XS
SM
MD
LG