Ndërlidhjet

RRIPI I GAZËS


Forcat e sigurisë së Izraelit thonë se kanë evakuuar më se 85% të kolonëve hebrenjë në Rripin e Gazës dhe se procesi do të mund të kompletohej javën e ardhshme. Pas tri ditësh të evakuimit me forcë, vetëm katër prej gjithsej 21 vendbanimeve kanë mbetur pa u evakuuar. Në qytetin e Gazës, presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas tha se në vendbanimin e dikurshëm të izraelitëve në Morag do të ndërtohen 3000 shtëpi të reja për palestinezët.
XS
SM
MD
LG