Ndërlidhjet

AKABA, JORDANI


Është raportuar se autoritetet e Jordanisë kanë arrestuar disa të dyshuar për sulmin me raketa kundër anijes së Marinës amerikane, që është e ankoruar në Akaba. Ky sulm nuk ia doli ta arrijë qëllimin pasi anija nuk u qëllua. Thuhet se këta të arrestuar janë irakianë, sirianë, egjiptas dhe jordanezë. Nuk dihet saktësisht se sa persona të dyshuar janë arrestuar. Ministri i brendshëm i Jordanisë, Awni Yirfas ka thënë se forcat e sigurisë e kanë gjetur edhe raketë-hedhësin, nga i cili u shkrepën tri predhat. Njëra prej tyre goditi qytetin izraelit, Eliat, por nuk ka shkaktuar pasoja. Grupi Brigadat Abdullah Azam, që është i lidhur me rrjetin al-Kaida ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por kjo gjë nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG