Ndërlidhjet

KËLN, GJERMANI


Papa Benedikti i 16 sot kërkoi nga myslimanët që ti bashkojnë forcat me të krishterët në përpjekjet për ta luftuar përhapjen e terrorizmit. Duke folur para liderëve myslimanë të Gjermanisë në Këln, Papa kërkoi nga ata që ta luftojnë mllefin dhe jotolerancën, që sipas tij, janë rrënjet e dhunës terroriste. Mëtutje ai tha se terroristët po përpiqen ti helmojnë marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve dhe tha se dialogu ndërmjet feve të ndryshme është i pashmangshëm. Papa Benedikti i 16, që me kombësi është gjerman, po qëndron në Gjermani me rastin e festivalit për Ditën botërore të të rinjëve. Kjo është vizita e tij e parë e jashtme prej se ai u zgjodhë Papë në muajin prill të këtij viti.
XS
SM
MD
LG