Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Kinës, Li Zhaoxing i premtoi sot unionit Serbi – Mali i Zi, se vendi i tij do të jetë fleksibël sa i përketë borxhit prej miliona dollarësh. Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, zoti Zhaoxing u takua me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe me ministrin e jashtëm të Unionit, Vuk Drashkoviq. Zyrtarët e lartë të Serbisë dhe të unionit u shprehën se shpresojnë se zgjidhja e borxhit të unionit Serbi – Mali i Zi, do ti hapte dyert e investimeve kineze dhe do ti nxiste marrëdhëniet tregtare. Beogradi i ka borxh Kinës 570 milionë dollarë, ndërsa pjesa më e madhe ka të bëjë me furnizime me naftë dhe gaz gjatë pushtetit të ish presidentit Sllobodan Millosheviq.
XS
SM
MD
LG