Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë Kai Eide, ka arritur për një vizitë dyditëshe në Beograd. Ai u takua me ministrin e jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviq dhe më vonë takon edhe presidentin serb Boris Tadiq.
Eide shkoi në Beograd nga Prishtina, ku po qëndronte për të shqyrtuar rrjedhën e përmbushjes së standardeve. Ndërkohë, ministri për Kthime dhe Komunitete Sllavisha Petkoviq, ka thënë se Kai Eide do të kërkojë nga qeveria e Serbisë që urgjentisht të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG