Ndërlidhjet

BAGDAD


Disa orë para mesnatës, kur skadon afati i fundit për marrëveshjen mbi projekt-kushtetutën, raportohet se Shiitët dhe Kurdët kanë rënë dakord dhe tash përpiqen që t'i bindin edhe arabët sunitë që t'i pranojnë kompromiset.
Nëse dokumenti miratohet edhe në parlament, ai duhet të dalë në referendum më 15 tetor. Nëqoftëse projekt kushtetutën nuk e pranojnë 3 nga 18 provincat e Irakut, atëherë dokumenti do të refuzohet.
Ndërkohë, në sulmet e fundit në Irak, kryengritësit kanë vrarë 17 pjesëtarë të forcave irakiene të sigurisë.
8 komando të policisë irakiene e humbën jetën nga shpërthimi i një automjeti bombë në një postbllok në afërsi të Bagdadit, kurse 8 policë të tjerë dhe dy civilë e humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin u godit nga një breshëri plumbash në Tarmiyah, në veri të Bagdadit.
Dy viktima u regjistruan në Kirkuk, kurse policia tha se kufomat e 5 personave të ekzekutuar janë gjetur në pjesë të ndryshme të Bagdadit.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara raportoi për vdekjen e 3 ushtarëve amerikanë në incidentet e djeshme në Irak.
XS
SM
MD
LG