Ndërlidhjet

SANUR – BREGU PERËNDIMOR


Izraeli ka filluar sot fazën e fundit të planit të tij të tërheqjes. Forcat e sigurisë kanë bërë sot largimin e kolonëve në dy nga vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor, përkatësisht Sanur dhe Homesh.
Shumica e banorëve kanë bërë rezistencë pasive derisa ka pasur dhe grumbullime të kundërshtarëve të planit në ndërtesa. Këta të fundit janë larguar me forcë nga forcat e sigurisë, por operacionet kanë qenë më pak të dhunshme seç priteshin.
Dje Izraeli përfundoi boshatisjen e 21 vendbanimeve në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG