Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti amerikan George Bush, ka kërkuar nga pakica sunite në Irak që të pranojnë projekt kushtetutën si e vetmja rrugë për ta çuar vendin përpara.
"Ne po shohim një ngjarje të jashtëzakonshme dhe kjo është hartimi i kushtetutës irakaine që garanton të drejtat e pakicave, të grave, lirinë e besimit në një pjesë të botës e në një vend që kanë njohur vetëm diktatura", tha Bush.
Udhëheqësit e bashkësive kurde dhe shiite ranë dakord për projektkushtetutën dhe e dërguan atë në parlament, derisa i dhanë dhe tre ditë kohë përfaqësuesve të arabëve sunitë që të pranonin projektin. Kreu i Komitetit të hartimit të Kushtetutës, Humam Hammudi, ka shprehur dyshime se tre ditë nuk janë të mjaftueshme për të marrë pajtimin e sunitëve.
Por kryeministri irakian, al Jaffari, ka bërë të ditur se thuajse të gjitha çështjet që mbanin pezull kushtetutën janë zgjidhur.
"Në përgjithësi kushtetuta me 151 ligjet për të cilat kanë rënë dakord të gjitha palët, ka përmbyllur çështjet e federalizmit, qeverisë federale dhe statusit të rajoneve apo provincave. Ka vënë ligjet bazë për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, njësoj si kushtetutat e tjera në botë", tha kryeministri irakian.
XS
SM
MD
LG