Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit kanë sulmuar patrullat e policisë në Bagdadin perëndimor me të paktën tre automjete bomba dhe me armë të vogla zjarri duke vrarë të paktën 5 persona dhe duke plagosur 19 të tjerë.
Më herët ndërkaq, zëvendësministri i drejtësisë i ka shpëtuar një atentati. 4 nga truprojat e tij janë vrarë ndërsa 5 janë plagosur.
Ndërkohë, presidenti irakian Jalal Talabani ka mbajtur takime tjera me liderët shiitë, sunitë dhe kurdë, me qëllim që të arrihet pajtimi i sunitëve rreth projekt-kushtetutës.
XS
SM
MD
LG