Ndërlidhjet

"SOLIDARITETI" – SINDIKATA QË NDRYSHOI BOTËN


Greva që ndryshoi botën filloi në agimin e 14 gushtit të vitit 1980. Rreth 17 mijë punëtorë morën nën kontroll kantierin e Leninit në Gdansk, duke protestuar në mes të tjerash kundër rritjes së çmimit të ushqimit. Lideri i tyre, Les Walesa, kishte evituar arrestimin nga policia sekrete atë mëngjes dhe ia doli që t'iu bashkohet punëtorëve në kantier. Më vonë, punëtorë nga 20 fabrika të ndryshme u solidarizuan me grevën. 17 ditë më vonë, pas negociatave me qeverinë komuniste të Polonisë, Walesa u shfaq para punëtorëve në kantier më një mesazh histroik:
"Ne kemi një sindikatë të pavarur dhe vetqeverisëse. Kemi të drejtë të mbajmë grevë!
Walesa dhe zëvendëskryeministri i parë i Polonisë, Mieczyslaw Jagielski, nënshkruan një marrëveshje që u mundësonte organizimin e lirshëm të grevave. Këto të drejta ishin të garantuara nën konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, nënshkruese e së cilave ishte edhe Polonia. Por, ishte hera e parë që ndonjë qeveri komuniste i zbatonte ato.
Radek Sikorski, një ish zëvendës ministër i jashtëm dhe i mbrojtes në Poloninë post-komuniste, ka qenë student i Shkollës së Lartë në kohën e marrëveshjes së Gdanskit:
"Kishte shpresa të mëdha dhe një lloj elektricizmi mes njerëzve. E dini siç thuhet se ne polakët bëhemi një njëherë në gjeneratë, sic ndodhi me rastin e vdekjes së Papa Gjon Palit të Dytë, dhe kjo ishte një nga ato momente kur, papritmas miliona njerëz ndjenë se e dëshirojnë një gjë, që sindikata t'i përfaqësojë kundër Partisë Komuniste ", thotë Sikorski.
Në shtator të vitit 1980, u formua zyrtarisht Sindikata e Pavarur Vetqeverisëse Solidariteti. Në 15 muajt e ardhshëm, anëtarësia do të rritet nga 1 në 9 milionë njerëz, një e katërta e popullsisë së vendit. Por, rreth kufirit me Rusinë, polakët e ndikuar nga sovjetikët ngritën alarmin. Më 13 dhjetor në vitit 1981, ish- kryeministri polak shpall gjendje të jashtëzakonshme dhe shpall të paligjshëm Solidaritetin. Shumë nga anëtarët e Solidaritetit u arrestuan, përfshirë edhe Walesan.
Ai ndenji pothuajse një vit në burg dhe në 7 vitet e ardhshme do të jetë nën kontroll të rreptë të policisë sekrete. Kur e fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 1983 dërgoi gruan që ta merrte shpërblimin, pasi frikësohej se nuk do t'i lejohej kthimi në atdhe. Deri në ndryshimet radikale të vitit 1989, Soldiariteti veproi në fshehtësi. Por, sic kujton Sikorski, kurrë nuk u largua nga parimi i mospërdorimit i dhuëns:
"Ishte lëvizje paqësore që i realizoi të gjitha objektivat, por edhe më tepër", tha Sikorski.
Solidariteti ishte përkrahur nga ndihmat finaciare të sindikatave amerikane dhe nga përkrahja morale e Papa Gjon Palit të Dytë.
Bronislav Geremek, tash parlmentar evropian, ka qenë një nga intelektualët kryesorë të Solidaritetit. Ai thotë se suksesi i Solidaritetit ishte rezulat i një marrëdhënie te re humane në shoqërinë polake mes liderëve të kishave, punëtorëve, fermerëve dhe intelektualëve:
"Ky fenomen duhet parë në kontekst më të gjerë. Një nga leksionet e para ishte vizita e Papa Gjon Palit të Dytë më 1979 në Poloni, ku jo vetëm mesazhi i tij i fuqishëm, "Mos u frikësoni", por edhe përvoja e vetorganizimit të popullit", tregon Geremek.
Të ballafaquar me rritjen e presionit ekonomik dhe social Jaruzelski përfundimsiht u pajtua që të bisedojë me Solidaritetin në vitin 1988. Në 1989 nënshkruhet një marrëveshje 400 faqëshe rreth reformave politike dhe ekonomike ku edhe njihet Solidariteti. Në qershor të 1989, mbahen zgjedhjet e para të lira, ku Solidariteti fiton numër maksimal të ulësve në parlament dhe formon qeverinë e parë jokomuniste në bllokun sovjetik. 6 muaj më vonë rrëzohet muri i Berlinit. Çfarë rrjedh më pas, sic thonë dhe ata, i takon historisë.

Jeffrey Donavan

XS
SM
MD
LG