Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Ali Larixhani, kreu i ekipit negociator iranian në bisedimet për programet bërthamore të Iranit, tha se nuk ka asnjë arsye që të vazhdohen bisedimet rreth këtyre çështjeve vetëm me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
Irani hodhi poshtë propozimin e tre vendeve evropiane për të ndërprerë programet bërthamore në shkëmbim të një pakete që ofronte bashkëpunim ekonomik dhe politik. Larijani ka propozuar vazhdimin e bisedimeve me vendet që janë anëtare në bordin e Agjencisë atomike të Energjisë Bërthamore.
Ndërkaq Rusia ka deklaruar se nuk ka të dhëna që Irani ka shkelur normat ndërkombëtare për shumimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG