Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, ka larguar Nebojsha Çoviqin nga posti i kreut të Qendrës Koordinuese për Kosovën dhe një strukture tjetër qeveritare që lidhej me Preshevën.
Besohet se largimi i Çoviqit lidhet me faktin se deputetët e partisë që ai drejton, asaj Social-Demokrate, nuk votuan pro reformave ligjore të paraqitura në parlament nga qeveria.
Vetë Çoviqi nuk ka komentuar shkarkimin nga detyra, duke shtuar se është me pushime.
XS
SM
MD
LG