Ndërlidhjet

BEOGRAD


Uashingtoni pret që dy të akuzuarit kryesorë nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë, Ratko Mlladiç e Radovan Karaxhiq të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë deri në fund të vitit, ka deklaruar Pierre Richard Prosper, i ngarkuari amerikan për çështjet e krimeve të luftës.
"Ne jemi më pranë se kurrë zgjidhjes së kësaj çështje dhe shpresoj që këtë vjeshtë të kemi aksione konkrete", tha zyrtari i lartë amerikan, i cili aktualisht po qëndron në Beograd.
XS
SM
MD
LG