Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, kardinali i Uashingtonit Theodore McCarric dhe ipeshkvi i Kosovës Mark Sopi, kanë vënë dhe kanë bekuar
sot gurthemelin e Katedrales Katolike në pjesën qendore të Prishtinës, e cila do ta mbajë emrin Nëna Terezë, sipas nobelistes me origjinë shqiptare.
Folësit në këtë manifestim thanë se kjo katedrale ashtu si edhe vepra e Nënës Terezë do të jetë një simbol i paqes dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare.
XS
SM
MD
LG