Ndërlidhjet

BAGDAD


Qindra sunitë të Irakut janë tubuar në Bakuba dhe Kirkuk për të protestuar kundër projekt-kushtetutës. Protestuesit mbanin në duar pankarta në përkrahje të Sadamit dhe ish partisë bathe të Sadamit. Protestuesit kërkojnë heqjen e një artikulli në Kushtetutë, ku partia bathe emërtohet si grup terrorist. Ata kundërshtojnë edhe idenë e federalizmit. Ndërkohë, një zyrtar shiit ka thënë se presidenti amerikan George Bush u ka kërkuar delegacionit shiit që t'u bëjë lëshime negociatorëve sunitë në dy cështjet kryesore të projekt-kushtetutës së Irakut.
XS
SM
MD
LG