Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Ibrahim Rugova udhëton gjatë ditës për në Gjermani për t'iu nënshtruar një trajtimi mjekësor në bazën ushtarake amerikane Landstuhl, ka njoftuar përmes një komunikate zyra e presidencës së Kosoëvs. Në deklaratë thuhet se gjendja shëndetësore e z Rugova është keqësuar gjatë javës së kaluar, dhe ai i është nënshtruar kontrollimeve mjekësore në Prishtine dhe në kampin Bondsteel. Ai udhëton për në Gjermani me një aeroplan ushtarak amerikan.
Ndërkohë, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, i ka uruar z Rugova shërim dhe kthim të shpejtë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG