Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Zyrtarët e Izraelit kërkuan nga Autoriteti Palestinez që të marrë masa ndaj Hamasit, pasi që grupi islamik lëshoi një videokasetë ku shihet një nga liderët e grupit, Mohamed Deif, që besohet se qëndron pas një serie sulmesh që kishin cak izraelitët. Në komentet e tij, Deif e ka përshkruar tërheqjen nga Rripi i Gazës si një poshtërim për Izralin dhe një fitore për rezistencën e armatosur.
"Le të nxjerrim mësim nga ky leksion dhe t'i ruajmë armët për rezistencën legjitime, përkrah punës politike. Ne tërheqim vërejtjen kundër prekjes së këtyre armëve, që e cliruan Gazën. Duhet t'i mbajmë ato aktive për clirimin e pjesës tjetër të atdheut tonë", ka thënë Deif.
XS
SM
MD
LG