Ndërlidhjet

BERLIN/PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova arriti në një spital ushtarak amerikan në Gjermani për mjekim të mëtejshëm. Agjencia Reuters nga Berlini raporton se një zëdhënëse ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka thënë se zoti Rugova, arriti në bazën ushtarake Landstuhl aty kah ora 17, por ajo nuk ka komentuar gjendjen shëndetësore të presidentit të Kosovës. Më herët në një kumtesë nga presidenca e Kosovës është thënë se, pas rekomandimeve të mjekëve, zoti Rugova ka vendosur që të shkoj në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani për analiza dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor. Shërim dhe kthim të shpejtë në Kosovë, zotit Rugova i dëshiruan kryeadministratori Soren Jessen-Petersen dhe shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Golberg.
XS
SM
MD
LG