Ndërlidhjet

PRIZREN


Gjatë vizitës lamtumirëse që i bëri sot Brigadës shumëkombëshe Jugperëndim, komandanti i Kforit, Yves de Kermabon tha se gjatë mandatit të tij "është arritur një koordinimin i mirë me UNMIK-un, me policinë e Kosovës dhe me Trupat Mbrojtëse të Kosovës". Në këtë aspekt ai vlerësoi se "kjo politikë ka dhënë rezultate pozitive". Zoti Kermabon mëtutje ka thënë se në Kosovë "bindshëm është përmirësuar situata e sigurisë". Ai mëtutje është shprehur se "Kosova do të jetë multietnike". Prej 1 shtatorit komandant i ri i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga Natoja, do të jetë gjenerali italian, Guiseppe Valote.
XS
SM
MD
LG