Ndërlidhjet

KRAFORD, TEKSAS


Presidenti amerikan, George Bush kërkoi sot nga amerikanët që të kenë durim ndaj misionit ushtarak në Irak. Mëtutje, presidenti amerikan, në fjalimin e tij javor në radio, tha se Shtetet e Bashkuara do ti ndihmojnë irakianët që të kenë sukses në ndërtimin e një "vendi të lirë, që kontribuon për paqe dhe stabilitet në rajon". Zoti Bush poashtu i lavdëroi përpjekjet e liderëve irakianë për arritjen e kompromisit për propozim tekstin e Kushtetutës së re. Në këtë aspekt, presidenti Bush tha:
- Krijimi i Kushtetutës demokratike në Irak, ashtu sikur u bë në Afganistan vitin e kaluar, do të jetë ngjarje tejet e rëndëshsime për historinë e Lindjes së Mesme në përgjithësi. Ky zhvillim na sjell më afër ditës kur Iraku do ta qeverisë dhe do ta mbrojë vetveten.
XS
SM
MD
LG