Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Zyrtari i lartë palestinez, Saeb Erakat tha sot se Autoriteti palestinez i ka shkruar një letër katërshes së Lindjes së Mesme lidhur me vazhdimin e zgjerimit të venbanimeve izraelite. Zoti Erakat i tha radios palestineze se katërshja, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për ta "detyruar Izraelin që të mos realizoj projektin e tij për ndërtimin e më shumë vendbanimeve të reja në hapësirën Maleeh Adomim". Pas tërheqjes së njëanshme nga 25 venbanime në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, këtë javë Izraeli shpalli planet e veta për ndërtimin e një stacioni policor afër vendbanimit Maleeh Adomim, që shtrihet ndërmjet Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit.
XS
SM
MD
LG