Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në një incident me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Shkup kanë humbur jetën dy persona të përkatësisë serbe, ndërsa dy të tjetër janë plagosur. Policia ka filluar hetime intensive për ndriçimin e këtij rasti, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar kanë thënë zyrtarë të Shërbimit Policor të Kosovës. Lidhur me incidentin tragjik kanë reaguar edhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, zyra e presidentit të Kosovës dhe parti politike.
XS
SM
MD
LG