Ndërlidhjet

logo-print

CRAWFORD


Presidenti amerikan George Bush ka përshëndetur sot finalizimin e projekt-kushtetutës së Irakut, duke e quajtur atë një inspirim për përkrahësit e demokracisë.
Në Bagdad, ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad e përshkruajti dokumentin si më progresivin në botën myslimane.
Komentet e tij vijnë pak pasi komiteti hartues nënshkroi versionin final. Khalilzadi iu bashkua presidentit irakian Jalal Talibani në thirrjen bërë votuesve, që ta përkrahin projekt-kushtetutën në referendumin e 15 tetorit. Ai kërkoi nga votuesit, që ta konsiderojnë vlefshmërinë e dokumentit para se t'i hedhin votat e tyre:
"Shtrohet pyetja nëse ky është një kompromis mjaft i mirë. Ky është gjykimi që duhet ta bëjnë votuesit. A i mbron të drejtat e secilit, a prodhon një sistem funksional, dhe a është ky sistem mjaft i balancuar që të pengojë abuzimin me pushtetin apo dominimin e tërë sistemit nga një grup", ka thënë Khalilzadi.
Në Londër, presidenca britanike e Bashkimit Evropian e përshkruajti projekt-kushtetutën si një moment historik në procesin politik dhe kërkoi nga irakianët që ta ratifikojnë atë.
Në një deklaratë të përbashkët, negociatorët sunitë refuzuan dokumentin duke thënë se mungesa e konsensusit e ka bërë dokumentin të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG