Ndërlidhjet

PARIS


Reporterët pa Kufij kanë thënë sot se më shumë gazetarë janë vrarë në luftën e Irakut sesa gjatë konfliktit të Vietnamit.
Organizata për të drejtat e mediave me seli në Paris tha se 66 gazetarë dhe punëtorë të mediave janë mbytur, që nga fillimi i luftës në mars të vitit 2003. Në konflikt në ish Jugosllavi nga viti 1991 deri më 1995 janë vrarë 49 gazetarë. Reporterët pa Kufij radhisin Irakun si vendin më të rrezikshëm për gazetarët.
XS
SM
MD
LG