Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioneri I Policisë së Kombeve të Bashkuara, Kai Vittrup, ka thënë se vrasja e së shtunës e dy serbëve në komunën e Shtërpces dhe plagosja e dy të tjerëve është një incident I izoluar dhe nuk ka të bëjë me një trend të përgjithshëm. Duke folur për vlerësimet që zoti Vittrup I quajti të ngutshme se incidenti I së shtunës është fillim I një terrori kundër pakicave kombëtare në Kosovë, ai tha se nga hetimet e deritashme nuk ka asnjë shenjë që do të dëshmonte për dicka të këtillë. Ajo që dihet është se policia tash është vënë në kërkim të një veture të bardhë të tipit Passat, i cili pak caste pas sulmit ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndihmuar personat e sulmuar që të vazhdojnë rrugën më tutje. Hollësitë mbi identitetin dhe përkatësinë kombëtare të personave që gjendeshin në veturën e tipit “Passat” tash për tash nuk dihen.
XS
SM
MD
LG