Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Finalizimi i projekt-kushtetutës së Irakut është mirëpritur në nivelin ndërkombëtar, pavarësisht refuzimit, që i bën dokumentit liderët irakianë sunitë.
Presidenti amerikan George Bush ka lavdëruar anëtarët e komitetit hartues, që nuk iu frikësuan kërcënimeve të terroristëve:
"Populli i Irakut edhe njëherë i tregoi botës se tejkalon sfidat historike. Dokumenti që ata hartuan përmban mbrojtjen e të drejtave themelore humane", tha Bush.
Dokumenti është lexuar dje ne parlamentin irakian, por nuk është votuar. Sunitët irakianë ende nuk janë të kënaqur dhe kërkuan nga Liga e Kombeve Arabe që të intervenojë. Dokumenti pritet të votohet nga populli i Irakut në referendumin e 15 tetorit.
XS
SM
MD
LG