Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Qindra mijëra persona po ikin nga qyteti amerikan New Orleans, para se uragani masiv ta godasë atë pasditen e sotme.
Uragani Katrina po lëviz me shpejtësi prej 260 kilometra në orë në Gjirin e Meksikos. Uragani ka cak New Orleansin dhe mund të shkaktojë vërshime të mëdha.
Më herët prefekti i qytetit kërkoi nga më shumë se 1 milionë banorët e qytetit të largohen. Dhjetëra mijëra banorë, që nuk nuk kanë mundur të largohen janë strehuar në një stadium gjigant sportiv, ku zyrtarët besojnë se mund t'i shpëtojë uraganit. Edhe instalimet e naftës dhe gazit në rajon janë të kërcënuara.
XS
SM
MD
LG