Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Lëvizja e sapoformuar studentore, e quajtur 'Grupi-30', ka kërkuar sot formimin e qeverisë teknike "për të nxjerrë Kosovën nga kriza aktuale".
Sipas kësaj lëvizjeje, kjo ide do të proklamohet në forma të ndryshme në Kosovë, sidomos nëqoftëse raporti i të dërguarit special të KB për Kosovën, Kai Aide për shkallën e zbatimit të standardeve do të jetë negativ.
Ky grup studentësh i ka kritikuar ashpër institucionet dhe Qeverinë e Kosovës për paaftësi në luftimin e dukurive negative, si korrupcionin dhe krimin e organizuar.
XS
SM
MD
LG