Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarët e Irakut kanë filluar shpërndarjen e miliona kopjeve të projekt kushtetutës së re të vendit.
Finalizimi i projekt-kushtetutës së Irakut është mirëpritur në nivelin ndërkombëtar, pavarësisht refuzimit që dokumentit i bënë liderët irakianë sunitë.
Presidenti amerikan George Bush i ka lavduar anëtarët e komitetit hartues, të cilët nuk u frikësuan nga kërcënimet e terroristëve:
"Populli i Irakut edhe njëherë i tregoi botës se i tejkalon sfidat historike. Dokumenti që ata hartuan përmban mbrojtjen e të drejtave themelore humane", tha Bush.
Dokumenti është lexuar dje në parlamentin irakian, por nuk është votuar. Sunitët irakianë ende nuk janë të kënaqur dhe kërkuan nga Liga e Kombeve Arabe që të intervenojë. Dokumenti pritet të votohet nga populli i Irakut në referendumin e 15 tetorit.
Në zhvillime tjera, policia irakiene tha se kryengritësit dje kanë ekzekutuar 15 njerëz në veri të qytetit Fallujah, të banuar me popullsi sunite.
XS
SM
MD
LG