Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Uragani Katrina i ka përfshirë brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara, afër qytetit New Orleans me një shpejtësi prej 240 km/orë.
Ende nuk dihet nëse stuhia, e cila është ndër më të fuqishmet që i ka goditur Shtetet e Bashkuara, të ketë shkaktuar dëme në zonat rreth qytetit.
Pritet që stuhia të kaplojë zonat urbane pas disa orëve.
Kryetari i bashkisë së New Orleans-it Ray Nagin i shpjegoi arsyet përse ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të qytetit.
"Ne përballemi me stuhinë nga e cila druanin shumica prej nesh. Por unë nuk dua që qytetarët të krijojnë panik. Dua që ata ta kuptojnë se kjo është gjë serioze, prandaj i ndërmorëm këto masa të papara", tha Nagin.
Raportohet se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë, ndërsa në qytet priten përmbytje nga valët e larta disa metra.
Deri tash, më shumë se 1 milion njerëz janë larguar nga New Orleans, kurse mijëra të tjerë kanë kërkuar strehim në stadiumin kryesor të qytetit.
Ndërkohë, ekspertët thonë se uragani Katrina është një nga arsyet e rritjes së çmimit të naftës në tregjet aziatike, ku një fuçi sot u tregtua mbi 70 dollarë.
Sipas tyre, kjo ndodhi sepse në Gjirin e Meksikës gjenden infrastrukturat kryesore të naftës dhe gazit.
XS
SM
MD
LG