Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur mllef për vrasjen e dy të rinjve serbë në Kosovë dhe ka kërkuar të bëhen hetime gjithëpërfshirëse.
Zëdhënësi Sean McCormack tha se pavarësisht nga motivet e vrasjes, udhëheqësit e Kosovës duhet të përpiqen që t'i gjejnë mënyrat që komunitetet më të ndjeshme të ndihen të sigurta.
"Aftësia e institucioneve të Kosovës për të ndriçuar këtë lloj vrasje dhe për të parandaluar rishfaqjen e saj, do të jetë test kritik për aftësinë e Kosovës që të qeverisë veten", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG