Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 40 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të ushtrisë amerikane.
Reuters citon një zyrtar irakian të spitalit në qytetin e Qaim-it në kufirin Irak- Siri, të ketë thënë se 35 persona janë vrarë në një shtëpi në qytet dhe 12 të tjerë në një shtëpi tjetër.
Agjencia Frans Press citon një burim anonim të sigurisë të ketë thënë se 56 persona janë vrarë në sulme. Ushtria amerikane tha se ka nisur sulme kundër të dyshuarve të Al Qaidës, të strehuar afër Qaim-it duke vrarë disa luftëtarë të Al Qaidës, por nuk ka dhënë shifra të sakta për të vrarët.
Në zhvillime tjera negociatori kryesor i arabëve sunitë ka kërkuar nga kleriku shiit që t'i bashkohet koalicioni për të votuar kundër kushtetutës së Irakut në referendumin e 15 tetorit.
XS
SM
MD
LG