Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës ka vlerësuar gjendjen e sigurisë si stabile pas vrasjes së dy qytetarëve serbë dhe plagosjes së dy të tjerëve në afërsi të Shtërpcës.
Ndërkohë, gjatë ditës janë varrosur dy të rinjtë serbë, Aleksandër Stankoviq dhe Ivan Dejanoviq.
Deri më tash nuk ka të arrestuar lidhur me këtë vrasje, ndërsa autoritetet më të larta ndërkombëtare dhe vendore e kanë dënuar këtë vrasje duke kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë krejt c'është e mundur për të ndricuar rrethanat dhe autorët e saj. Vrasjen sot e ka dënuar edhe presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, i cili ka thënë se një ngjarje e tillë nuk i shërben interesave të Kosoëvs dhe qytetarëve të saj.
XS
SM
MD
LG