Ndërlidhjet

TEL AVIV


Ish kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do ta sfidojë kryeministrin e tashëm Ariel Sharon, në zgjedhjet për udhëheqësin e partisë Likud, parti kjo që tani është në pushtet.
"Do ta cojë Likudin në fitore dhe pastaj edhe vendin bazuar në parimet tona. Besoj se mund ta bëjë këtë prandaj shpallë kandidaturën për udhëheqës të Likudit", tha Netanyahu, i cili i përket radhës së radikalëve, të cilët nuk pajtohen me planin e Sharonit për tërheqje nga Rripi i Gazës.

PARIS
Autoritetet franceze thanë se 7 persona kanë vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një bllok banesash në Paris, të banuara me imigrantë afrikanë. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar.
Zjarri vjen vetëm pak ditë pasi një zjarr vdekjeprurës mbyti 17 afrikane në Paris.
XS
SM
MD
LG