Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarë të policisë dhe të shëndetësisë së Irakut thonë se së paku 635 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga rrëmuja që ndodhi sot afër një tempulli shiit në Bagdad. Mijëra pelegrinë shiitë ishin tubuar afër tempullit për të marrë pjesë në ceremoninë fetare në distriktin verior të qytetit, Kadimiyah. Disa agjenci kanë cituar burime të sigurisë që kanë thënë se rrëmuja ishte shkaktuar nga sulmet me predha që kishin goditur caqe afër tempullit, duke vrarë së paku pesë njerëz. Por, në raporte të tjera thuhet se rrëmuja ishte shkaktuar nga zërat se në turmë gjenden edhe dy sulmues vetëvrasës me bomba.
XS
SM
MD
LG