Ndërlidhjet

NJU ORLEANS


Në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë operacionit e shpëtimit të viktimave të uraganit Katrina. Ekipet e shpëtimit po shfrytëzojnë anije dhe helikopterë për ti shpëtuar ata që janë bllokuar nga vërshimet. Është raportuar se gjatë ditës së djeshme janë shpëtuar afro 3 mijë vetë. Mendohet se në Misisipi, nga pasojat e uraganit Katrina, humbën jetën së paku 100 vetë. Vlerësohet se dëmet materiale të shkaktuara nga ky uragan janë afro 25 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG